Taksisti kritikon punën e ngadaltë të qeverisë, Veliaj përgjigjet për bashkinë: Më keq se ç’jemi nuk bëhet

Publikuar tek: politike, më 07:14 08-05-2015 Taksisti kritikon punën e ngadaltë të qeverisë, Veliaj përgjigjet për bashkinë: Më keq se ç’jemi nuk bëhet Erion Veliaj

Erion Veliaj ka zgjedhur një orar jo të zakonshëm ditën e sotme për të zhvilluar një nga aktivitetet e tij me grupet e interesit në Tiranë. Rreth orës 7 të mëngjesit ai ka takuar disa taksistë të Tiranës, duke u marrë atyre pyetjet dhe shqetësimet që kishin në lidhje me punën e tyre. Një prej taksistëve, ka komentuar punën e ngadaltë të qeverisë, por kandidati I së majtës, partia e të cilit është në pushtet, e ka neglizhuar dhënien e një komenti për këtë gjë, duke u fokusuar te puna e bashkisë së Tiranës.

‘’Siç po shohim edhe qeveria po ecën shumë avash’’, i ka thënë taksisti Veliajt, në kohën kur i drejtonte pyetjet për licencimin dhe taksat që ata paguanin në kryeqytet. Por Veliaj nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me punën e qeverisë, duke komentuar vetëm situatën në Tiranë dhe duke deklaruar se ‘’më keq se ç’jemi nuk bëhet’’.

Ai u ka premtuar taksistëve se nuk do të fshihet te partia, por do jetë në dispozicion të tyre 24 orë në 7 ditë të javës.

“Do punojmë 24 orë me tre turne, edhe ky takim tregon se do jemi në krye të punës. Më keq se ç’jemi nuk bëhet. Sa të dalin nga SHQUP-i do thonë i kishte mbledhur Erion Veliaj gjithë ata mashtruesa.Të kemi një bashkëpunim Bashki-Sindikata, unë nuk fshihem te partia”, tha Veliaj.

Veliaj u premtoi atyre se do ndryshojë policinë bashkiake si ngritjen e Këshillit Ekonomik të Bashkisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojaxhi: Fondet për fushatën i kemi transparente, qytetarët të kontribuojnë
Basha sfidon Ramën në debat: I verbuar nga xhelozia, më bllokoi »
Article Logic
Execution time: 0.028149843215942
array(1) { ["section"]=> string(110) "taksisti-kritikon-punen-e-ngadalte-te-qeverise-veliaj-pergjigjet-per-bashkine-me-keq-se-c-jemi-nuk-behet-10624" }