Talenti i Maqedonisë pranon ftesën e Shqipërisë, u bashkohet të rinjve të Kombëtares

Publikuar tek: sport, më 19:03 19-01-2016 Talenti i Maqedonisë pranon ftesën e Shqipërisë, u bashkohet të rinjve të Kombëtares

Vetëm një javë për të zgjidhur të gjitha çështjet me klubin dhe të veshë fanellën kuqezi. Mesfushori Jasir Asani ka pranuar ti bashkohet përfaqësueses Shpresa të drejtuar nga Redi Jupi, transmeton Supersport.

20-vjeçari i lindur në Shkup do të bëhet lojtari i dytë nga Maqedonia, pas mbrojtësit Naser Aliji, që do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Asani iu përgjgij pozitivisht ftesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, për t’iu bashkuar ekipit të 21-vjeçarëve, në një turne miqësor që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë, nga data 21 deri më 31 Janar.

Shkresa zyrtare e FSHF-së, që daton më 12 Janar 2016, i’u dërgua klubit të Vardarit, për të lejuar që talenti, i cili luan si mesfushor në krahun e djathtë, por edhe në të majtin, të lejohej të merrte pjesë në turneun e ekipit Shpresa.

Kampionët e Maqedonisë pranuan ta linin të lirë lojtarin, mbi të gjitha pas këmbënguljes së talentit Asani, ku klubi dhe lojtari ranë dakord që ai të vendosej nën urdhërat e trajnerit Redi Jupi.

Mesfushori, që ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Maqedonisë dhe numëron një ndeshje me ekipin e 21-vjeçarëve, cilësohet si një prej talentëve më të mëdhenj të Vardarit.

Në sezonin aktual të Ligës së Parë maqedonase, ai është aktivizuar në 7 ndeshje, duke realizuar edhe një gol për kryesuesit e kampionatit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « James Rodriguez te Manchester United për 85 milionë euro
“Bernard Berisha nuk kushtoi 600 mijë euro” »
Article Logic
Execution time: 0.025010824203491
array(1) { ["section"]=> string(89) "talenti-i-maqedonise-pranon-ftesen-e-shqiperise-u-bashkohet-te-rinjve-te-kombetares-30427" }