Talenti shqiptar Ermal Meta nis një udhëtim të ri: Nuk më keni bërë asgjë! (MOS E HUMBISNI)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:13 02-02-2018 Talenti shqiptar Ermal Meta nis një udhëtim të ri: Nuk më keni bërë asgjë! (MOS E HUMBISNI)

Me këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), kantautori dhe kompozitori shqiptar Ermal Meta do të marrë pjesë në edicionin e 68 të Festivalit të Sanremos.

Në skenën e teatrit Ariston do të jetë me një këngëtar të madh të muzikës italiane. Kantautori vetë në rrjetet sociale ka shkruar: “Fillon një udhëtim i ri, do të jetë shumë i bukur”. Kënga që do të prezaantojë në Sanremo do të jetë një duet me Fabrizio Moro.

Trajtohet tematika e terrorizmit, aktuale në kohët që jetojmë. Ermal Meta deklaron se bëhet fjalë për një “rebelim njerëzor kundër frikës së sulmeve terroriste”.

“Shpeshherë, shton Ermal Meta – duhet të përballojmë gjërat që kemi më shumë frikë për ti mundur ose t'i lëmë pas krahëve. Kjo këngë do të jetë një lloj ftese për të lënë të ikë cdo lloj frike, sepse koha absorbon gjithcka. Gjeja më e rëndësishme është të mos ndalësh dëshirën e vërtetë për të jetuar, sepse, pavarësisht të gjithave, ky planet është vërtet i bukur”.

Viti 2017 ka qenë një vit plot suksese për artistin italo-shqiptar pas vendit të tretë të fituar në Sanremo dhe cmimit të kritikës Mia Martini. Disa javë më parë, Ermal Meta u përfshi edhe në cmimet e MTV Europe Music.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prestigjozja FORBES klasifikon LEZHJANEN e suksesshme mes 30 grave që duhen votuar, njihuni me Marinën
Si e përshkruan diplomati francezi Maurice Trumbert Shkodrën e viteve 1913 »
Article Logic
Execution time: 0.019485950469971
array(1) { ["section"]=> string(94) "talenti-shqiptar-ermal-meta-nis-nje-udhetim-te-ri-nuk-me-keni-bere-asgje-mos-e-humbisni-108840" }