Talenti shqiptar pranë kalimit tek Juventus

Publikuar tek: sport, më 18:25 28-02-2015 Talenti shqiptar pranë kalimit tek Juventus

Rey Manaj, shumë shpejt mund ta shohim në fushë me fanellën e gjigandëve italian, Juventus. 18vjeçari që luan me skuadrën e Cremoneses, prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e kampionëve të Italisë.

Sipas asaj që transmeton Tuttosport, brenda muajt mars do të zhvillohet një takim mes drejtuesve të të dy klubeve, për të mbyllur gjithcka, që sulmuesi i përfaqësueses u-19 të Shqipërisë të kalojë në pronësi të Juventusit.

Talenti i lojtarit lushnjar ka rënë prej kohësh në sytë e klubeve italiane dhe për këtë aryse Juventus kërkon të lëvizë me shpejtësi për të mposhtur konkurrencën e klubeve të tjera, kryesisht të Palermos në Serinë A.

Gjatë këtij sezoni Rey Manaj është aktivizuar në 9 ndeshje dhe ka shënuar një gol me Cremonesen në kampionat, ndërsa në Kupën e Italisë ka luajtur në 3 takime.

Vlera e lojtarit shqiptar llogaritet në rreth 1 milion euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i Kinës, Xi Jinping kërkon reformë në futbollin kinez
De Biasi po planifikon 3 prurje të reja kundër Armenisë »
Article Logic
Execution time: 0.019752979278564
array(1) { ["section"]=> string(48) "talenti-shqiptar-prane-kalimit-tek-juventus-4657" }