Talenti shqiptar rrëzon mediat: Kam zgjedhur Shqipërinë dhe jo Greqinë

Publikuar tek: sport, më 17:20 03-10-2016

Marius Vrushaj ka firmosur para disa ditësh një kontratë profesionale me Olimpiakosin duke u bërë pjesë e skuadrës së parë.

18-vjeçari nga Berati ka spikatur me lojën e tij dhe për këtë ai ka marrë një ftesë nga Federata e Futbollit të Greqisë për t’u bërë pjesë e Kombëtares së tyre. Por, vetë ai e nuk e ka pranuar këtë ftesë duke pranuar se dëshiron të luajë për Shqipërinë.

“Është një vlerësim për mua. Secili do të luajë me Kombëtaren. Jam lindur në Shqipëri dhe me Kombëtaren e Shqipërisë dua të luaj”, deklaron Vrushaj.

Në mediat shqiptare është duke qarkulluar lajmi se Vrushaj ka preferuar të kalojë të Greqia, por siç e thotë vetë ai në intervistë, Shqipëria është zgjedhja e parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01951003074646
array(1) { ["section"]=> string(75) "talenti-shqiptar-rrezon-mediat-kam-zgjedhur-shqiperine-dhe-jo-greqine-54959" }