Tallava, pica, valle? Pedagogu dhe gazetari i njohur shqiptar s’duron komentet: Më kujtoni qëndrimin për “kokëpalarët”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:52 21-02-2017 Tallava, pica, valle? Pedagogu dhe gazetari i njohur shqiptar s’duron komentet: Më kujtoni qëndrimin për “kokëpalarët”

Gazetari, pedagogu dhe aktivisti i njohur i shoqërisë civile, Erion Kristo i shikon si pavend komentet lidhur me muzikën tallava, vallet apo picat nën çadrën protestuese vendosur para Kryeministrisë.

Kristo thotë se sa herë që rrezikohet, pushteti, aq herë del në pah urrejtja për njerëzit e thjeshtë ndërsa shpreh hapur mbështetjen e tij për çdo “kokëpalarë”.

REAGIMI I PLOTË:

“Shoh njerëz në fejsbuk që bëjnë shaka me protestën: jo tallava, jo pica, jo valle.

Mbase do ishte më mirë të digjnin ndonjë gomë. Mbase do ishte më mirë të vinin muzikë vjeneze. Mbase do ishte më mirë të hanin havjar rus. Mbase do ishte më mirë të vinin nga Parisi.

Kjo situatë më kujton atë qëndrimin e "kokëpalareve". Sa herë që rrezikohet pushteti, aq herë del në pah urrejtja për njerëzit e thjeshtë.

Po kjo nuk është asgje. Amplifikimi i kesaj është i turpshëm. Njerëz të thjeshtë që ndërsehen kundër njerëzve të thjeshtë.

Respektoni protestën. Respektoni njerëzit. Nuk ka rëndësi nëse koka është e palarë, rëndësi ka që mendimet të jenë të lara.

Ai njeriu që del aty, ka ndonjë hall. Duhet respektuar. Mësohuni të mos jeni dakord duke respektuar.

Une kam të drejte ta them këtë, sepse kam qenë gjithmonë në krah të "kokëpalarëve".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031566143035889
array(1) { ["section"]=> string(118) "tallava-pica-valle-pedagogu-dhe-gazetari-i-njohur-shqiptar-s-duron-komentet-me-kujtoni-qendrimin-per-kokepalaret-69408" }