Tani që mbaruat koncertet madhështore në Vatikan, tani që ekspozuat veshjet firmato...kthehuni dhe ngrini një monument për Nënë Terezën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:14 05-09-2016 Tani që mbaruat koncertet madhështore në Vatikan, tani që ekspozuat veshjet firmato...kthehuni dhe ngrini një monument për Nënë Terezën

Shpotitës dhe i drejtpërdrejtë në të njëjtën kohë aktivisti i shoqërisë civile Arbër Çepani.

Pas koncertit dhe ceremonisë së djeshme në shenjtërimin e Nënë Terezës ku pjesë e delegacionit shqiptar ishin krerët më të lartë të politikës në vend, aktivisti ka një kërkesë për këta të fundit: të ngrenë një monument për Nënë Terezën në Tiranë duke sjellë në vëmendje se sheshi që mban emrin e shenjtores nuk e ka një monument të saj.

KOMENTI i PLOTË:

Tani që mbaruat me koncertet madhështore në Vatikan, tani që mbaruat me urimet dhe mesazhet tuaja mallëngjyese, tani që ekspozuat gjithë veshjet tuaja firmato në këto ditë gala... Kur të ktheheni këtu në Kalkutën tuaj, mundohuni ti ngrini një monument sheshit pa monument Nënë Tereza në Tiranëe, mundohuni ta rikonstruktoni shtëpinë ku banonte e ëma Drane dhe e motra Age që mos bëhet pallat nesër, mundohuni të ngrini një muzeum për jetën dhe veprat e saj... E di kerkojme shumë, po aq mallengjim sa shprehet aty duket sikur e kishit shumë për zemër atë. Ahh edhe e fundit... Bëjeni zemrën gur, jepni 1 % të pasurisë qe keni ngritur ne kurrizin tonë per ata qe kane më shumë nevojë... se ndoshta tani që Gonxhja është shenjtore, do e thotë një fjalë të mirë, që mos kaloni perjetesinë në ngrohtësinë e ferrit!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02294397354126
array(1) { ["section"]=> string(138) "tani-qe-mbaruat-koncertet-madheshtore-ne-vatikan-tani-qe-ekspozuat-veshjet-firmato-kthehuni-dhe-ngrini-nje-monument-per-nene-terezen-51924" }