TAP-i, qeveria vendos për qiranë 2-vjeçare dhe rrugët që do ndërtojë TransAdriatic Pipeline AG

Publikuar tek: ekonomi, më 09:18 02-04-2015 TAP-i, qeveria vendos për qiranë 2-vjeçare dhe rrugët që do ndërtojë TransAdriatic Pipeline AG

Qeveria ka vendosur dje t’i kalojë në përdorim kundrejt kontratës së qirasë për 2 vjet prona e rrugë kompanisë TransAdriatic Pipeline AG, e cila do ndërtojë gazsjellësin TAP. Sipërfaqe të tokave shtetërore do të preken nga ndërtimi i rrugëve hyrëse në këtë projekt si truall, pyje, kullota, toka jopublike bujqësore, të cilat në total përbëjnë rreth një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë mijë metër katrorë.

Qarku Berat dhe Korçë do të jenë dy zonat ku do të kalojë TAP-i, përkatësisht në komunën Potom-Skrapar, komunën Vëndreshë-Skrapar, Bashkia Çorovodë, Komuna Qendër Skrapar, Bashkia Bilisht dhe Komuna Vithkuq.

Qeveria ka vendosur të japë pa kompensim, rrugët automobilistike, shkëmbinjtë ku do kalojë gazsjellësi si dhe tokat shtetërore në shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve apo rrjedhave të tjera ujore si dhe liqeneve dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë. Një pikë me rëndësi e projektit, që në thelb do gjallërojë zonën është edhe ndërtimi i rrugëve nga kompania TransAdriatic Pipeline AG, e cila pas ndërtimit, rrugët do ia kalojë shtetit shqiptar.

“3. Vlera e pagesës së qirasë, për tokën shtetërore, të paguhet nga shoqëria TAP AG, në emër të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, për llogari të buxhetit të shtetit, si kompensim, sipas planit të rehabilitimit të jetesës, për marrjen në përdorim të tokës shtetërore, për një periudhë dy vjeçare, me qëllim ndërtimin e rrugëve hyrëse të projektit TAP. Pagesa e qirasë, për tokën shtetërore, nga ana e shoqërisë TAP AG, të bëhet sipas pikës 6, të këtij vendimi, për:  a) sipërfaqet truall, që janë pronë shtetërore;  b) sipërfaqet tokë bujqësore, të cilave u është ndryshuar statusi nga tokë bujqësore në tokë truall, për ndërtim;  c) sipërfaqet e fondit pyjor dhe kullosor, të hequra nga ky fond dhe të kaluara në tokë truall, për ndërtim.”, thuhet në vendimin e qeverisë.

 

tapharta

Harta e zonave ku kalon gazsjellësi TAP në Shqipëri

 

Sipërfaqja totale

1 561 546.63 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë pikë gjashtëdhjetë e tre) m2

 

Pa kompensim

Shtretër lumenjsh, rrjedhave ujore, liqeve, rezervuare 51 023.43 (pesëdhjetë e një mijë e njëzet e  tre pikë dyzet e tre) m2

Rrugë 387 007.83 (treqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatë pikë tetëdhjetë e tre) m2

Sipërfaqjen shkëmbore, prej 36 154.06 (tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër pikë zero gjashtë) m2

 

Vlera e qirave

Komuna Potom

1 704 827.50 Lekë

5 833 516.25 Lekë

4 574 707.80 Lekë

15 092 238.5 Lekë

Komuna Vëndreshë

10 405 742 Lekë

1 571 360   Lekë

923 043.41 Lekë

196 122.5  Lekë

Bashkia Çorovodë

834 050     Lekë

3 030 447 Lekë

326 969.65 Lekë

56 000 Lekë

Komuna Qendër Skrapar

56 000            Lekë

2 702 579.09 Lekë

4 174 299.96 Lekë

1 485 302      Lekë

Bashkia Bilisht

56 000 Lekë

Komuna Vithkuq

1 054 706 Lekë

3 915 237 Lekë

8 417 561 Lekë

2 979 208 Lekë

 

Sa rrugë do ndërtohen

Komuna Potom

132 775.99 m2

Komuna Vëndreshë

41 325.14  m2

Bashkia Çorovodë

19 443.65 m2

Komuna Qendër Skrapar

98 662.63 m2

Bashkia Bilisht

14 549.93 m2

Komuna Vithkuq

80 250.48 m2

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028654098510742
array(1) { ["section"]=> string(98) "tap-i-qeveria-vendos-per-qirane-2-vjecare-dhe-rruget-qe-do-ndertoje-transadriatic-pipeline-ag-7590" }