TAP nxjerr në dritë një Kapitel të Shekullit të VI

Publikuar tek: kulture-art, më 21:14 28-07-2016 TAP nxjerr në dritë një  Kapitel të Shekullit të VI

Gjatë punimeve për rehabilitimin e rrugëve dhe urave ndihmëse të Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP, u zbulua një objekt arkeologjik i ruajtur në gjendje të mirë.

Ky objekt arkeologjik, një kapitel 40 cm i lartë i dekoruar me motive floreale të gdhendura, mendohet të ketë qenë pjesë e një monumenti të rëndësishëm fetar të kësaj zone. Ekspertët e trashëgimisë kulturore në TAP, pas vlerësimeve paraprake, mendojnë që ky objekt arkeologjik është i shekullit të VI të erës sonë dhe i përket një monumenti të hershëm të krishterë.

Objekti u identifikua nga një prej manovratorëve që po kryente gërmime gjatë rehabilitimit të rrugës dhe menjëherë sinjalizoi ndërprerjen e punimeve. Ekspertët e trashëgimisë kulturore të projektit TAP u thirrën menjëherë për të bërë vlerësimin e objektit dhe të kontrollonin zonën përreth. Njëkohësisht u njoftuan edhe institucionet përgjegjëse shtetërore për gjetjen arkeologjike.

Nga kontrollet dhe inspektimet e zonës nuk janë zbuluar objekte të tjera arkeologjike. Megjithatë, ky zbulim ofron fakte të reja mbi rëndësinë e kësaj zone gjatë antikitetit të vonë.

TAP është shumë i kujdesshëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të zonave përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Ekspertët e trashëgimisë kulturore dhe arkeologët do të jenë aktivë gjatë gjithë ndërtimit të gazsjellësit për të kontrolluar terrenin gjatë puniemve. Gjithashtu punëtorët dhe kontraktorët janë të informuar dhe të trajnuar për hapat që duhet të ndjekin në rastin e një gjetje arkeologjike. Kjo e rrit efikasitetin dhe angazhimin në ruatjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

Kapiteli u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për vlerësime të mëtejshme si edhe për t’i gjetur një “shtëpi” të re artefaktit ku mund të ekspozohet. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Agollit i çojnë bustin 200 kg në shtëpi, dhe ai ka një arsye pse nuk do që busti i tij të vendoset në shkollën me emrin e vet
Fotografia më e hershme e Sarandës, çfarë u ka shpëtuar historianëve dhe arkeologëve »
Article Logic
Execution time: 0.014086008071899
array(1) { ["section"]=> string(56) "tap-nxjerr-ne-drite-nje-kapitel-te-shekullit-te-vi-48038" }