TAP vijon punimet, shpronëson fermerët nga tokat e tyre

Publikuar tek: ekonomi, më 15:22 09-08-2016 TAP vijon punimet, shpronëson fermerët nga tokat e tyre

TAP po vijon punimet intensivisht, pa vonesa teksa kryen dhe proçedurat e shpronësimit të fermerëve për tokat në të cilat do kalojë TAP.

Sipas një njoftimi të TAP AG, 87.5 % e rrugëve dhe urave në Shqipëri janë përmirësuar.

Rruga TAP nëpër Shqipëri është rreth 215 km dhe 37 km në det të hapur në pjesën shqiptare të detit Adriatik. Ajo fillon në Bilisht Qendër në rajonin e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë dhe arrin në detin Adriatik 17 km në veri-perëndim të Fierit, 400 metra në brendësi nga bregu.

Tubacioni 870 kilometra do të jetë i lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, drejtuar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, para se të mbërrijë në jug të Italisë. Aksionerët e TAP-it përbëhet nga BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për qind), ENAGAS (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind).

Puna pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2016.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030205965042114
array(1) { ["section"]=> string(60) "tap-vijon-punimet-shproneson-fermeret-nga-tokat-e-tyre-49235" }