Tapeti i stadiumit “Qemal Stafa”, gati për ndeshje në dy javë

Publikuar tek: sport, më 15:49 25-01-2015 Tapeti i stadiumit “Qemal Stafa”, gati për ndeshje në dy javë

Shtrimi i tapetit të stadiumit “Qemal Stafa” po ecën në mënyrë optimale dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të jetë gati për të pritur më 9 shkurt ndeshjen Partizani-Skënderbeu.

Moti i keq ka ndikuar që tapeti të vendoset me disa ditë vonesë, por tashmë punëtorët e stadiumit po punojnë me ritme të shpejta. Deri të dielën është shtruar thuajse 50% e tapetit, por duket se koha e keqe ka penguar sërish punëtorët për të kryer normalisht procesin.

Sidoqoftë, nisja e punimeve është një shenjë e mirë që skuadrat e kryeqytetit (Partizani, Tirana dhe Dinamo) nuk do vuajnë për shumë ditë. Duke qenë se “Qemal Stafa” nuk është gati, klubi bardheblu e zhvendosi ndeshjen me Apoloninë në Durrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anëtarësimi në Unionin Europian të Motoçiklizmit, objektiv i federatës shqiptare
Mexes, falje Lorik Canës për sjelljen “kafshërore” në sfidën me Lazio »
Article Logic
Execution time: 0.030747175216675
array(1) { ["section"]=> string(63) "tapeti-i-stadiumit-qemal-stafa-gati-per-ndeshje-ne-dy-jave-1445" }