Tare dhe Rama përplasen në emision, kryeministri dyshon në përgatitjen e gazetares

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:29 30-03-2016 Tare dhe Rama përplasen në emision, kryeministri dyshon në përgatitjen e gazetares

Drejtuesja e emisionit “Tonight” në Ora News, Ilva Tare ka patur një moment tensioni me të ftuarin e saj në studio, kryeministrin Edi Ramën.

Rama ka hedhur dyshime mbi përgatitjen e Tares për këtë intervistë, por gazetarja i është përgjigjur menjëherë kryeministrit.

Rama: Përgatitjet duhet të jenë të thella kur duhet të intervistoni kryeministrin, por ndoshta s’keni fajë se jeni me fëmijë të vogël…

Tare: Mos u shqetëso fare për përgatitjen time, se kam 2 javë që ju pres.

Rama: … Po nëse do shikoni komentet që bëhen kur unë njoftoj se do shkoj te ky televizion apo te ai televizion, të gjithë shkruajnë pse shkoni atje se ata bëjnë politikë etj…

Tare: Por edhe kur ne njoftojmë se jeni ju i fituar, na shkruajnë pse e thërrisni atë se ai është arrogant etj…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031044006347656
array(1) { ["section"]=> string(87) "tare-dhe-rama-perplasen-ne-emision-kryeministri-dyshon-ne-pergatitjen-e-gazetares-36447" }