Tare: Jemi një komb dhe duhet të kemi një kombëtare

Publikuar tek: sport, më 18:09 17-02-2015 Tare: Jemi një komb dhe duhet të kemi një kombëtare

Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, tani  drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare rrëfen 41 vitet e jetës së tij, detaje, që nga e kaluara e tij si futbollist, e deri në ditët e sotme.

Në një intervistë për Kohavision, Tare ka rrëfyer punën e tij prej menaxheri tratativën më të lehtë dhe më të vështirë. Gjithashtu ai ka folur edhe për Kombëtaren Shqiptare, për të cilën ka thënë se  beson shumë se CAS-i do të jap pikët e plota për Shqiperinë, dhe një fitore eventuale me Armeninë sipas tij do ta bënte Shqipërinë shumë afër që të prekte ëndrrën.

Shtatlarti ka folur edhe për përfaqësuesen e Kosovës, duke thëne se ka ndjekur ndeshjen ndaj Omanit.

“Kam parë ndeshjen që ka fituar 1-0 me Omanin, por unë jam i një dëshire tjetër, ne jemi një Komb dhe duhet të kemi një Kombëtare”.

E respektoj faktin që në këtë moment duhet të jetë dhe Kombëtarja e Kosovës, e kam shumë të vështirë të shoh një Kombëtare shqiptare  me një ngjyrë që neve nuk ka përket, e kam të vështirë në këto momente, ka përfunduar Tare.

*As

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditëse/ Kampioni Schumacher peshon më pak se 45 kilogramë
Champions League rikthehet me dy barazime »
Article Logic
Execution time: 0.021907091140747
array(1) { ["section"]=> string(55) "tare-jemi-nje-komb-dhe-duhet-te-kemi-nje-kombetare-3669" }