Tarifa 5 euro për “Rrugën e Kombit”, kërkohet nisja e negociatave për marrëveshjen

Publikuar tek: ekonomi, më 19:18 30-11-2016 Tarifa 5 euro për “Rrugën e Kombit”, kërkohet nisja e negociatave për marrëveshjen

Ministria e Transporteve ka njoftuar zyrtarisht konsorciumin “Catalyst” për të nisur negociatat e nënshkrimit të marrëveshjes koncesionare të rrugës Durrës-Kukës. Përmes buletinit të publikuar nga Agjencia e Prokurimeve, Ministria ka njoftuar përfaqësuesin ligjor të “Catalyst” në Abu Dhabi të paraqitet brenda një jave për nisjen e negociatave.

Burime nga Ministria e Transporteve thanë për Top Channel se, bisedimet mund të zgjasin deri në 3 muaj. Sipas tyre, ato do të përcaktojnë të gjitha kushtet e koncesionit, përfshirë mënyrën sesi do të trajtohen banorët e zonës së Kukësit, të cilët kanë kërkuar përjashtim nga tarifa e kalimit prej 5 eurosh për çdo automjet.

Vetëm pasi të saktësohen të gjitha këto detaje, palët do të vazhdojnë me nënshkrimin e kontratës, e cila i kalon koncesionin 35-vjeçar për mirëmbajtjen e rrugës konsorciumit të përbërë nga “Kastrati” dhe “Salillari”.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Transporteve edhe pas nënshkrimit të kontratës mund të duhen 6 muaj deri në një vit, derisa koncesioni të zbatohet në terren.

Tenderi për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes për rrugën Durrës-Kukës u zhvillua në verën e këtij viti. Fillimisht, Ministria e Transporteve shpalli fitues një konsorcium të përbërë nga disa kompani turke, por ky vendim u përmbys nga Komisioni i Prokurimeve, i cili shpall fitues bashkimin e shoqërive shqiptare “Kastrati” dhe “Salillari”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070409774780273
array(1) { ["section"]=> string(85) "tarifa-5-euro-per-rrugen-e-kombit-kerkohet-nisja-e-negociatave-per-marreveshjen-61163" }