Tarifa tregon të vërtetën për këngën e saj dhe Robbie Williams: Të mos fantazojmë kaq shumë…Me këngën po merret...

Publikuar tek: kulture-art, më 12:22 26-02-2016 Tarifa tregon të vërtetën për këngën e saj dhe Robbie Williams: Të mos fantazojmë kaq shumë…Me këngën po merret...

Eneda Tarifa tregon të vërtetën për këngën e saj ‘’Përrallë’’ në Eurovizion. Mediat shkruan dje se këngën e pas e ka marrë në dorë Robbie Williams.

Por sot Tarifa tregon të vërtetën: ‘Të mos fantazojmë kaq shumë…Me këngën po merret Jerry Meehan’’

“Do të më pëlqente të ishte e vërtetë.... Por të mos fantazojmë kaq shumë, të rrimë me këmbë në tokë. Robbie ka shumë punë të tjera në duar, nuk mund të merret edhe me këngën shqiptare në Eurovizion.

Kur kërkesat e tij janë shumë më lart se Eurovizioni. Me këngën po merret producenti i tij Jerry Meehan ,i cili thjesht e ka vëne në djeni si mik për produktin shqiptar që ka në dorë. Do të ishte ëndërr edhe që ne ta takonim Robbie-n gjithsesi.”, rrëfen Tarifa.

Olsa Toqi, kompozitorja e këngës rrëfen detaje për situatën.

"Kam patur mundësinë të kontaktoj personalisht me Jerry Meehan, dhe kemi diskutuar që ai të ishte pjesë e krijimit tim. Duke njohur punën e tij, mendova se do ishte njeriu perfekt për këtë krijim. Keqkuptime të tilla nga mediat shqiptare, sikur Robbie Williams po punon mbi këngën time, janë absolutisht të papranueshme. Arsyeja pse unë po jap këtë deklaratë, është sepse isha unë ajo që arrita ta dërgoj materialin tim deri në Londër, dhe për çdo keqkuptim e ndjej të nevojshme të sqaroj publikun e gjerë. Kënga është punuar në studion "Wendy House" ku kanë realizuar produksionet e tyre artistë si Geri Halliwell, Sam Smith, Adele etj. Jo për këto arsye, por unë mendoj se rezultati që kemi arritur me këngën është shumë cilësor, dhe mund të them ndër më të mirët në historikun e përfaqësimit tonë në Eurovision, duke e gjykuar nga riorkestrimi që i është bërë, dhe nga sound i saj. Gjithçka është punuar me shumë mjeshtëri, deri në detajin më të vogël. Shpresoj vërtet të kemi sukses sivjet." – u shpreh Toqi për NewsBomb.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sa do kushtonte sot ndërtimi i Piramidës së Madhe të Gizës?
Filozofi Roger Scruton nderohet në Shqipëri me “Doctor Honoris Causa” »
Article Logic
Execution time: 0.045940160751343
array(1) { ["section"]=> string(116) "tarifa-tregon-te-verteten-per-kengen-e-saj-dhe-robbie-williams-te-mos-fantazojme-kaq-shume-me-kengen-po-merret-33599" }