Tarifat e reja për ujin në Tiranë, sa do të rritet çmimi nga familjarët te biznesi (TABELAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 14-11-2017 Tarifat e reja për ujin në Tiranë, sa do të rritet çmimi nga familjarët te biznesi (TABELAT)

Enti Rregullator i Ujësjellësit vendos tarifat e reja për ujin e pijshëm.

Sipas vendimit të publikuar nga ERRU, çmimi i ujit për konsumatorët është rritur me 44% në bashkinë e Tiranës.  

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 14 dhe 21, të ligjit nr. 8102 datë 28.03.1996 "Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura", i ndryshuar, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 39, datë 09.12.2015 "Për miratimin e politikës tarifore për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura", vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 09.12 2015 "Për miratimin e dokumentacionit mbështetës për miratimin e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura", vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 41, datë 09.12. 2015 "Për miratimin e procesit të miratimit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura" dhe vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 42, datë 09.12.2015 "Për miratimin e metodologjisë për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura", Komisioni Kombëtar Rregullator.

1. Miratimin e tarifave për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a si më poshtë : a. Tarifë volumetrike për shërbimet: 

1.jpg

 

 2. Objektivat e Treguesve Kryesorë të Performancës për vitin 2018, 2019 dhe në fund të vitit të 5-të ( 2022 ) janë sipas planit të biznesit si më poshtë: 

2.jpg

 

3.jpg

 3. Pagesa rregullatore vjetore për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a do të jetë 0.6 % e të ardhurave vjetore të parashikuara nga aktiviteti.

4. Vendimi i Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 22.12.2011 “Për miratimin e tarifave të ujit për konsum publik për Sha UK Tiranë" shfuqizohet. 5. Ky vendim hyn në fuqi më 01.01.2018 dhe është i vlefshëm deri në miratimin e tarifave të reja. 

Article Logic
Execution time: 0.0029418468475342
array(1) { ["section"]=> string(95) "tarifat-e-reja-per-ujin-ne-tirane-sa-do-te-rritet-cmimi-nga-familjaret-te-biznesi-tabelat-99501" }