Tatimet: Biznesi 4 ditë kohë të bëjë vetëdeklarimet për dhjetorin

Publikuar tek: ekonomi, më 19:00 18-01-2015 Tatimet: Biznesi 4 ditë kohë të bëjë vetëdeklarimet për dhjetorin

Biznesit i mbeten katër ditë kohë për të bërë deklarimin e pagesave pranë administratës tatimore, lidhur me TVSH-në, Tatimin mbi të Ardhurat në burim, taksat dhe tarifat nacionale. Burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve bëjnë me dije se 22 janari është afati i fundit për të bërë deklarimin, për periudhën dhjetor 2014. Brenda këtij afati biznesi nuk do të ngarkohet as me gjoba dhe as me kamatvonesë. Ndërsa lidhur me pagesat e sigurimeve shoqërore dhe atyre shëndetësore afati për deklarimin e tyre është deri në 27 Janar. Çka do të thotë se të gjithë subjektet që duhet të bëjnë deklarimin e pagesave e detyrimeve që lidhen me kontributetet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi të periudhës Dhjetor 2014, kanë edhe 9 ditë kohë për të kryer këtë procedurë. Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve njofton se edhe në këtë rast nuk do të paguhet as gjoba dhe as kamatvonesa për deklarimin e pagesave të sigurimeve shoqërore dhe Tatimit mbi të ardhurat nga punësimi për tatimpaguesit e Biznesit të vogël të cilët deklarojnë dhe paguajnë për 3-mujorin Tetor –Nëntor - Dhjetor 2014. Shkak i vonesave në deklarimin e muajit dhjetor 2014 është bërë instalimi i një sitemi të ri elektronik të tatimeve, ndaj administrata ka hequr penalitetet. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024096965789795
array(1) { ["section"]=> string(68) "tatimet-biznesi-4-dite-kohe-te-beje-vetedeklarimet-per-dhjetorin-877" }