Tatimet e doganat arrijnë planin, rriten të ardhurat në buxhet me 8.7%

Publikuar tek: ekonomi, më 14:57 13-07-2016 Tatimet e doganat arrijnë planin, rriten të ardhurat në buxhet me 8.7%

Të ardhurat nga doganat kanë realizuar planin e parashikuar.  Totali i të ardhurave në buxhet për 6 mujorin 2016 ishte 198 miliardë lekë, me një rritje prej 8.7% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe rreth 100 milionë lekë më shumë se plani.

Sipas të dhënave të detajuara të tabelave fiskale për janar-qershor 2016, të ardhurat nga tatimet e  doganat u rritën me 11.2% për 6 mujorin, duke qenë 1.5 miliardë lekë më shumë se plani. Performanca e të ardhurave tatimore e doganore është gjithsesi shumë më pozitive në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur në janar-qershor 2015, të ardhurat nga tatimet e doganat ishin vetëm 0.1% më shumë se 6 mujori i parë 2014 dhe 13.4 miliardë lekë më pak se plani, sipas statistikave fiskale janar-qershor 2015.

Të ardhurat nga TVSH janë rritur me 8.3% me bazë vjetore për 6 mujorin, ndërsa janë 817 milionë lekë (rreth 6 milionë euro) më pak se plani.

Ndërsa përsa i përket mosrealizimit të planit për 6 mujorin e parë,  taksa nacionale megjithëse është rritur me 8% me bazë vjetore është gati 2 miliardë lekë më pak sesa kishin parashikuar financat në fillim të vitit.

Mosrealizimi i zërit të mësipërm është kompensuar nga ecuria e mirë e tatim fitimit, të ardhurat prej të cilit u rritën me 22%, duke qenë rreth 3.4 miliardë lekë më shumë se plani.

Gjithashtu dhe të ardhurat nga akciza u rritën me 10% dhe ato nga tatimi mbi të ardhurat personale me 18%, duke qenë lehtësisht mbi planin.

Përsa i përket muajit maj-qershor, doganat kanë patur një rënie në mosrealizimin e planit, përkatësisht 98 dhe 97%. Zëri me ecurinë më negative te doganat në raport me planin ishte akciza, që në qershor i mblodh vetëm 93% e asaj që pritej.

paketa_fiskale.jpg

paketa_fiskale_3.jpg

paketa_fiskalev2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024688959121704
array(1) { ["section"]=> string(74) "tatimet-e-doganat-arrijne-planin-rriten-te-ardhurat-ne-buxhet-me-8-7-46462" }