Tatimet japin alarmin, thellojnë masat kundër informalitetit: Ja subjektet ku do përqëndrohemi

Publikuar tek: ekonomi, më 10:57 04-02-2018 Tatimet japin alarmin, thellojnë masat kundër informalitetit: Ja subjektet ku do përqëndrohemi

Thellohen masat kundër informalitetit nga Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve. 

Strukturat e Hetimit Tatimor do të nisin një seri inspektimesh në territor të cilat synojnë parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e evazionit fiskal duke u përqëndruar kryesisht në : Tregjet e mallrave ushqimore dhe industriale, njësi shitjeje e magazinimi me pakicë e shumicë, akset kryesore rrugore në çdo qark, me qëllim kontrollin e dokumentacionit të mallrave në lëvizje, transporti i udhëtarëve.                          

Objekt i verifikimeve do të jenë: 

Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe në organin tatimor;

Instalimi, përdorimi i pajisjeve fiskale.

Verifikimi dhe deklarimi e punonjësve në organet tatimore.

Kontrolli për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen, transportohen si dhe pajisja me bileta e udhëtarëve;

Verifikimi i tatimpaguesve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit në raport me listën e afishuar të çmimeve.

Të tjera verifikime që parashikon metodika e kontrollit tatimor. 

Kujtojmë tatimpaguesit, që mbajtja e rregullt e dokumentacionit që do të verifikohet, të tillë si dokumenti i origjinës së mallit (fatura e blerjes), lëshimi i faturës tatimore, përdorimi korrekt i pajisjeve fiskale, etj, përveçse ulin/eleminojnë zbatimin e penaliteteve, shkurtojnë ndjeshëm edhe kohëzgjatjen e verifikimeve, që shkon në dobi të kohës efektive të punës së çdo biznesi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifrat alarmante, The Economist: Rritet përqindja e prurjeve të kokainës në Britani, po vdesin njerëz
Fillon 'FSHESA TATIMORE' për bizneset e mallrave ushqimore e industriale: Pikat e shumicës dhe BILETAT e udhëtarëve »
Article Logic
Execution time: 0.0040149688720703
array(1) { ["section"]=> string(99) "tatimet-japin-alarmin-thellojne-masat-kunder-informalitetit-ja-subjektet-ku-do-perqendrohemi-109061" }