Tatimet japin njoftimin e rëndësishëm: Ndryshon formulari i Deklarimit të Pagesës së TVSH-së, kush përfiton reduktim

Publikuar tek: ekonomi, më 11:36 25-05-2017 Tatimet japin njoftimin e rëndësishëm: Ndryshon formulari i Deklarimit të Pagesës së TVSH-së, kush përfiton reduktim

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se formulari i deklarimeve të TVSH-së ka ndryshuar.

Sipas kёtij ndryshimi, në Nenin 49, të Ligjit nr. 92/2014, shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind.

Njoftim mbi një ndryshim të formularit të Deklarimit e Pagesës (FDP) së TVSH-së nga Drejtoria e Tatimeve:

Në Fletoren Zyrtare Nr.113, datë 22 Maj 2017, është publikuar Ligji Nr.71/2017 datё 27.04.2017 “Për njё shtesё nё Ligjin Nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar.
Sipas kёtij ndryshimi, në Nenin 49, të Ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: 
"3. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind. Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave."
Ky ndryshim ligjor, hyn nё fuqi 15 ditё pas botimit të ligjit në nё Fletoren Zyrtare, përkatësisht nga data 05.06.2017.
Për sa më sipër ju bëjmë të ditur, që formulari i Deklarimit e Pagesësë së TVSH-së (FDP), i ndryshuar, do të përfshijë periudhën tatimore Qershor 2017, e cila duhet të deklarohet deri në datën 14.07.2017.

Ju faleminderit!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020795106887817
array(1) { ["section"]=> string(120) "tatimet-japin-njoftimin-e-rendesishem-ndryshon-formulari-i-deklarimit-te-pageses-se-tvsh-se-kush-perfiton-reduktim-79910" }