Tatimet japin njoftimin e rëndësishëm: Si do përcaktohet vendi i taksimit të TVSH-së për shërbimet e kryera

Publikuar tek: ekonomi, më 18:04 21-08-2017 Tatimet japin njoftimin e rëndësishëm: Si do përcaktohet vendi i taksimit të TVSH-së për shërbimet e kryera

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lajmëruar të gjithë tatimpaguesit në lidhje me vendin e taksimit për efekt të zbatimit të TVSH-së në fusha të ndryshme.  

“Të nderuar tatimpagues,

Përcaktimi i vendit të furnizmit apo thënë ndryshe të taksimit për efekt të zbatimit të TVSH-së, lidhur me fushën e shërbimeve, është një pikë e rëndësishme e zbatimit të këtij tatimi, nisur edhe nga vetë natyra e llojit të furnizimeve, si të patrupëzuara.

Në nenin 24 të ligjit nr. 94/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i ndryshuar është përcaktuar rregulli i përgjithshëm i përcaktimit të vendit të furnizmeve të kësaj natyre, ndërkohë që në nenet 25-30 të këtij ligji, përcaktohen rastet e veçanta të përcaktimit të vendit të taksimit, përcaktuar e trajtuar ndryshe, nga rregulli i përgjithshëm.

Për këtë qëllim, paraqitet më poshtë, në mënyrë të ilustruar dhe praktike, zbatueshmërita për të gjitha referencat e mësipërme ligjore, të cilat qartësojnë mënyrën e zbatimit të TVSH-së, për furnizmin e shërbimeve, nisur nga rrethana të ndryshme që i paraqiten çdo tatimpaguesi”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve. 

650-0-bc24e8d39f66c54611d815712bce58dd.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02610182762146
array(1) { ["section"]=> string(112) "tatimet-japin-njoftimin-e-rendesishem-si-do-percaktohet-vendi-i-taksimit-te-tvsh-se-per-sherbimet-e-kryera-89747" }