Tatimet lajmërojnë sipërmarrësit: Ndryshimet në procedura, ky është dokumenti i rëndësishëm tatimor që duhet të keni

Publikuar tek: ekonomi, më 14:29 20-04-2017 Tatimet lajmërojnë sipërmarrësit: Ndryshimet në procedura, ky është dokumenti i rëndësishëm tatimor që duhet të keni

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lajmëruar të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet në e këtij viti në udhëzimin e procedurave tatimore ku përfshihet dhe fleta e shoqërimit.

Fleta e shoqërimit i vjen në ndihmë sipërmarrësve dhe përdoret në rastin kur shitësi, i shet mallrat blerësit, i cili nga ana e tij, i shet këto mallra tek një blerës tjetër (i treti).

Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve:

Të nderuar tatimpagues,

Në ndryshimet e këtij viti në udhëzimin e procedurave tatimore, Ministria e Financave ka publikuar edhe një dokument të ri tatimor, fletën e shoqërimit.
Fleta e shoqërimit i vjen në ndihmë sipërmarrësve dhe përdoret në rastin kur shitësi, i shet mallrat blerësit, i cili nga ana e tij, i shet këto mallra tek një blerës tjetër (i treti). 
Konkretisht:
Një person i tatueshëm (shitësi), shet mallrat për një person tjetër të tatueshëm (blerës), por lëvizja e mallrave nëpërmjet transportit nuk kryhet në drejtim të personit të tatueshëm blerës-rishitës, por në drejtim të një personi të tretë (pritësi/blerësi i tretë).
Në këtë rast personi i tatueshëm shitës, në momentin që mallrat transportohen me destinacion personin e tretë lëshon fletën e shoqërimit të mallrave, në të cilën identifikon personin e tatueshëm blerës të mallrave dhe të dhënat identifikuese të tij, si dhe të dhënat e pritësit të mallrave, NIPT-in dhe adresën ku mallrat janë destinuar të transportohen. 
Kjo fletë shoqërimi e mallit duhet të shoqërojë mallrat gjatë transportit dhe lëshohet në tre kopje, nga të cilat:

një kopje e mban shitësi i mallit;

një kopje e mban pritësi i mallit;

një kopje transportuesi ia dërgon rishitësit

Fatura e shitjes së mallit lëshohet nga personi i tatueshëm furnizues (që shet) për personin e tatueshëm blerës (rishitës).
Ky i fundit lëshon menjëherë faturën tatimore të shitjes dhe ia vë atë në dispozicion personit të tretë, i cili është blerësi përfundimtar, si dhe njëkohësisht pritësi i mallit, personi për të cilin mallrat janë destinuar.

Fatura tatimore e shitjes e lëshuar nga blerësi-rishitës për pritësin e mallit, nga ky i fundit i bashkëngjitet fletës së shoqërimit, me anë të së cilës është transportuar dhe është bërë i disponueshëm malli.
Në çdo rast transaksionet dokumentohen me kontratat përkatëse në të cilën evidentohet qartë se cili është shitësi, blerësi dhe pritësi i mallit.

Ju faleminderit!

 560-341-6becc267e5b0be1be6603d943fa68e5b.png

560-341-d1af47e136f6ffee003acaa3488486bf.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018378019332886
array(1) { ["section"]=> string(120) "tatimet-lajmerojne-sipermarresit-ndryshimet-ne-procedura-ky-eshte-dokumenti-i-rendesishem-tatimor-qe-duhet-te-keni-75816" }