TATIMET NJOFTOJNË: 15 tetori afati i FUNDIT për të dorëzuar deklaratën e thjeshtuar të TVSH-së

Publikuar tek: ekonomi, më 10:09 12-10-2018 TATIMET NJOFTOJNË: 15 tetori afati i FUNDIT për të dorëzuar deklaratën e thjeshtuar të TVSH-së Drejtoria e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, se data 15 tetor është afati i fundit për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar të TVSH-së, për periudhat korrik, gusht dhe shtator 2018.

 

Deklarata mujore e thjeshtuar e TVSH-së, dorëzohet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing.

Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi. Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore .

Gjithashtu për çdo paqartësi, Drejtoria e Tatimeve bën me dije se ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe të premten ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: www.tatime.gov.al

Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elektronik të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, mund të klikoni linkun: https://bit.ly/2LckDFJ

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tatimet shkarkojnë 3 punonjësit, u arrestuan për rryshfet ndaj bizneseve
»
Article Logic
Execution time: 0.0045008659362793
array(1) { ["section"]=> string(100) "tatimet-njoftojne-15-tetori-afati-i-fundit-per-te-dorezuar-deklaraten-e-thjeshtuar-te-tvsh-se-137532" }