Tatimet publikojnë SHIFRAT: Falen mbi 17 miliard lekë për bizneset, penalizohen 20% e subjekteve

Publikuar tek: ekonomi, më 15:53 16-12-2017 Tatimet publikojnë SHIFRAT: Falen mbi 17 miliard lekë për bizneset, penalizohen 20% e subjekteve

Për 10 javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 15,832 kontrolleve nga zyra, vizita fiskale apo verifime në terren. Në të gjithë komunitetin e biznesit në territor, sipas Drejtorisë së Tatimeve, janë organizuar 86 takime ku mbi 28 mijë tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin dhe mbi 10 mijë tatimpagues janë kontaktuar për ligjin e faljeve.

Gjatë fushatës së sensibilizimit për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, 2, 977 subjekte kanë reaguar pozitivisht dhe vlera e parave ka arritur në 2 miliard e 402 milion lekë.

Si rezultat i këtij procesi shuma e detyrimit të falur është 17.184 miliard lekë.

Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territor, ku 20 % e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar.

Në skemën e sigurimeve shoqërore janë futur 969 punonjës që më parë nuk ishin të deklaruar dhe 549 subjekte janë mbyllur si pajosë e moslëshimit të kuponave tatimore dhe të mungesës së regjistrimit.

Për sa i përket subjekteve të reja janë regjistruar 4.928 të tilla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020458936691284
array(1) { ["section"]=> string(100) "tatimet-publikojne-shifrat-falen-mbi-17-miliard-leke-per-bizneset-penalizohen-20-e-subjekteve-103310" }