Tatimet shkarkojnë 3 punonjësit, u arrestuan për rryshfet ndaj bizneseve

Publikuar tek: ekonomi, më 10:11 03-10-2018 Tatimet shkarkojnë 3 punonjësit, u arrestuan për rryshfet ndaj bizneseve Drejtoria e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se ka larguar menjëherë nga detyra 3 punonjës, inspektorë të sektorit të Zbatimit pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë, të cilët u ndaluan dje, me akuzën se kanë konsumuar veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike".

Ditën e djeshme u arrestuan Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë;  Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç me detyrë Inspektorë të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë.

Ndërkaq, përmes deklaratës së saj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i bën thirrje çdo punonjësi të administratës tatimore të zbatojë me rigorozitet vetëm ligjin, në respekt të punës dhe institucionit , gjithashtu inkurajojmë bizneset dhe qytetarëve, për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen jo etike dhe çdo akt të paligjshëm, gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të Administratës Tatimore.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshime në paketën fiskale 2019, pritet të ulet tatimi mbi pagat
»
Article Logic
Execution time: 0.0044589042663574
array(1) { ["section"]=> string(78) "tatimet-shkarkojne-3-punonjesit-u-arrestuan-per-rryshfet-ndaj-bizneseve-136468" }