Tatimet sqarojnë pronarët për skemën e TVSH ku do futen 10 mijë biznese, çfarë duhet të dini

Publikuar tek: ekonomi, më 13:44 17-01-2018 Tatimet sqarojnë pronarët për skemën e TVSH ku do futen 10 mijë biznese, çfarë duhet të dini

Në një prononcim për edicionin informativ në Vizion Plus, Iris Ago, drejtoreshë e Kontrollit në DPT sqaron se cilat janë çështje që duhet të mbahen në konsideratë nga bizneset që do të ndryshojnë përgjegjësinë tatimore duke përfshirë nga 1 Prilli i këtij viti në skemën e TVSH-së.

Rreth 10 mijë biznese pritet të bëhen pjesë e skemës së TVSH-së si pasojë e uljes së kufirit nga qeveria, por tregtarët janë të paqartë lidhur me detyrimet që u lindin.

Administrata tatimore i bën apel tatimpaguesve që kanë bërë një xhiro vjetore në 2017 mbi 2 mln lekë qe si hap te pare të regjistrohen në përgjegjësinë tatimore të TVSH-së. Brenda datës 31 mars, bizneset duhet të ndryshojnë faturën duke reflektuar shkallën e TVSH,  20%

“Të lidhen me shoqëritë e autorizuara të kasave fiskale me qëllim lëshimin e kuponit me TVSH. Paralelisht, bizneset do të duhet që të shoqërojë të gjithë mallin stok me faturat përkatëse.”

Ministria e Financave pritet të hartojë edhe udhëzimet përkatëse lidhur me mënyrën se si do të operojë biznesi për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratave. Ky proces është kundërshtuar nga komuniteti i biznesit, pasi do të rrisë kostot. Ata thonë se nuk kanë njohuritë e plota për realizmin e veprimeve tatimore, ndaj do të duhet të paguajnë personel shtesë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070269107818604
array(1) { ["section"]=> string(98) "tatimet-sqarojne-pronaret-per-skemen-e-tvsh-ku-do-futen-10-mije-biznese-cfare-duhet-te-dini-106887" }