Tatimet thirrje bizneseve që futen në TVSH: Afati i fundit më 16 korrik

Publikuar tek: ekonomi, më 09:52 14-07-2018 Tatimet thirrje bizneseve që futen në TVSH: Afati i fundit më 16 korrik Drejtoria e Tatimeve

Data 16 Korrik është afati i fundit për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vemendje të tatimpaguesve, që janë përfshirë për herë të parë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-së), detyrimin për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar, brenda datës 16 Korrik 2018.

“Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi dhe për këtë qëllim ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore . Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konkurenca hap hetimin për bankat dhe kompanitë e mëdha të sigurimit: I detyrojnë klientët ku ta bëjnë sigurimin
»
Article Logic
Execution time: 0.021077156066895
array(1) { ["section"]=> string(77) "tatimet-thirrje-bizneseve-qe-futen-ne-tvsh-afati-i-fundit-me-16-korrik-127833" }