Tatimet: Tregtia me shumicë dhe pakicë e mallrave janë sektorët më të lartë për mospagim taksash

Publikuar tek: ekonomi, më 16:10 04-07-2016 Tatimet: Tregtia me shumicë dhe pakicë e mallrave janë sektorët më të lartë për mospagim taksash

Drejtoria e Riskut në Tatime ka bërë një plan strategjik se si do të zhvillohen kontrollet me bazë riskun këtë vit.  Sektorët me riskun më të lartë në mospagimin e taksave janë tregtia me shumicë dhe pakicë e mallrave, shërbimet profesionale të biznesit, sektori i ndërtimit, hotelet dhe restorantet.

Rreth 18% e bizneseve e tregtisë me pakicë thyejnë ligjshmërinë fiskale dhe pagesën e taksave, duke e renditur atë në krye të sektorëve më të lartë në riskun e pajtueshmërise ligjore dhe pagesës së taksave

Gjithashtu nga analiza e riskut është evidentuar se 16.6 për qind e bizneseve të sektorit të tregtisë me shumicë shmangin taksat. Kjo normë shmangie tek shërbimet profesionale të biznesit është mbi 10 për qind dhe tek sektori i ndërtimit është mbi 9%. 

Nga analiza e riskut rezultojnë 41 sektorë me potenciale të lartë të evazionit fiskal.

Ekspertët e riskut në tatimeve kanë shpjeguar se, analiza e përgjithshme mbi shpërndarjen e riskut në rajonet tatimore dhe në sektorët ekonomikë prioritarë hartohen duke u mbështetur në rezultatet e gjeneruara nga kriteret e riskut, për numrin e tyre të thyer, si dhe tatimin e rrezikuar të llogaritur nga të gjitha kriteret, për secilin tatimpagues.

Për çdo kategori të tatimpaguesve janë përgatitur njoftime specifike sensibilizuese dhe informuese, në vartësi të problematikës së tatimpaguesit.

Drejtoria e analizës së riskut ka përpunuar dhe seleksionuar 10 listat me tatimpagues të identifikuar me risk të lartë për fenomene specifike. Drejtoria ka theksuar që këto kompani do të jenë nën vëzhgim. 

tabela_ekonimo123.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026280879974365
array(1) { ["section"]=> string(98) "tatimet-tregtia-me-shumice-dhe-pakice-e-mallrave-sektoret-me-te-larte-per-mospagimin-taksash-45497" }