Tatimet u bëjnë ‘gjëmën’ bizneseve, kontrolle nga Gjiri i Lalzit në Spille, Pogradec, Dardhë e Voskopojë (Bllokohen 3 subjekte, 397 të tjera gjobiten keq)

Publikuar tek: ekonomi, më 10:14 13-07-2018 Tatimet u bëjnë ‘gjëmën’ bizneseve, kontrolle nga Gjiri i Lalzit në Spille, Pogradec, Dardhë e Voskopojë (Bllokohen 3 subjekte, 397 të tjera gjobiten keq) Nje nga bizneset e gjobitura

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë. Nga këto kontrolle, 3 biznese janë BLLOKUAR.

Duke filluar nga data 22 qershor, strukturat e specializuara hetimore të kësaj drejtorie kanë verifikuar në total 680 subjekte. Nga këto, për 397 subjekte janë marrë masa me një vlerë prej rreth 12.6 milionë lekësh.

Më konkretisht, Drejtoria e Tatimeve bën me dije se : “për moslëshim kuponi hera parë” janë konstatuar 101 shkelje; për “moslëshim kuponi hera dytë”, janë konstatuar 3 shkelje, për të cilët është marrë edhe masa e bllokimit 30 ditë; për “punonjës të padeklaruar” janë konstatuar 59 shkelje;

për “mall pa faturë tatimore” (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 87 shkelje, ndërsa 33 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, ju bën thirrje tatimpaguesve, të ushtrojnë aktivitet ekonomik konform ligjit, për të siguruar më tej mbarëvajtjen e sezonit turistik.

sss.jpg

sss1.jpg

sss2.jpg

ssss2.jpg

ss.jpg

36271737_2122157784690227_1231981475885219840_n.jpg

37107183_2122157901356882_8718950221251346432_n.jpg

37056733_2122157991356873_3870882061984202752_n.jpg

37104477_2122158401356832_4409959719590952960_n.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0043830871582031
array(1) { ["section"]=> string(153) "tatimet-u-bejne-gjemen-bizneseve-kontrolle-nga-gjiri-i-lalzit-ne-spille-pogradec-dardhe-e-voskopoje-bllokohen-3-subjekte-397-te-tjera-gjobiten-keq-127749" }