Taulant Balla edhe Ibrahim Rugovën e lidh me 21 janarin

Publikuar tek: politike, më 20:43 21-01-2016 Taulant Balla edhe Ibrahim Rugovën e lidh me 21 janarin

Maxhoranca ka rrëzuar sot në Kuvend projekt-rezolutën e paraqitur nga opozita për të vendosur në kryeqytet shtatoren e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Duke tentuar të justifikojë këtë vendim të shumicës, deputeti i PS-së Taulant Balla nuk ka lënë pa përfshirë në çështjen e 21 janarit as Rugovën.

Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, opozita qëllimisht e solli këtë kërkesë në Kuvend në një ditë si kjo, pasi kërkon t’i fshihet përgjegjësisë për vrasjen e katër demostruesve në bulevard, pesë vitë më parë.

Pasi vlerësoi lart figurën dhe rolin e presidentit të ndjerë, si projektuesi i pavarësisë së Kosovës, Balla deklaroi se kërkesa e opozitës për vendosjen e shtatores së tij në kryeqytetin simbol të kombit shqiptar, do të realizohet me rastin e ditëlindjes së Rugovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dokle deputetëve të PS-së: Po të mos ishte SHBA, do flinit mbi dosjet e krimit
Mazhoranca në limitet e saj rrëzon dekretin e Nishanit për pronat »
Article Logic
Execution time: 0.060238122940063
array(1) { ["section"]=> string(61) "taulant-balla-edhe-ibrahim-rugoven-e-lidh-me-21-janarin-30632" }