Taulant Balla fiton gjyqin, Argita Malltezi: Gjyqtari dhe Balla manipuluan procesin, kam fakte

Publikuar tek: politike, më 21:54 10-03-2016 Taulant Balla fiton gjyqin, Argita Malltezi: Gjyqtari dhe Balla manipuluan procesin, kam fakte

Deputeti socialist Taulant Balla, ka fituar gjyqin me vajzën e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

Gjykata e Apelit, me nje trupë gjykimi të kryesuar nga Zamir Poda dhe gjyqtari Agim Bendo. ka rrëzuar vendimin e Shkallës se Parë mbi padinë për shpifje të Argita Malltezit kundër deputetit Taulant Balla.

Balla e kishte akuzuar Argita Malltezin për korrupsion në rastin e biznesmenit Zafar Ansar duke thënë se përfitoi 3 milionë euro si dhe për pagesat 144 milione lekë në vit si pedagoge.

Megjithatë, Malltezi ka reaguar pas vendimit të gjykatës duke e konsideruar atë si një akt fallsifikimi nga gjyqtari Zamir Poda dhe deputeti Balla. Vajza e ish-kryeministrit Berisha deklaron se seanca e sotme ishte planifikuar në orën 12:30, por nuk kundërshtim me ligjin, orari është zhvendosur në 10:30, pa e vënë atë në dijeni.

Sipas Malltezit, kjo mund të provohet nga regjistrimi audio i seancës, ku në sfond dëgjohet edhe zëri i Taulant Ballës që bie dakord për orarin 12:30. Argita Malltezi thekson se do t’i ndjekë ligjërisht të gjitha shkeljet, në mënyrën më rigoroze.

Reagimi i Argita Malltezit:

Sot kolegji i gjykatës së apelit ka vendosur rikthimin për rigjykim të shpifjes së deputetit Balla ndaj meje. E kam të pamundur të komentoj mbi shkaqet, pasi në një rast të paprecedent në njohuritë e mia, gjykata u angazhua në një akt fallsifikimi dhe ende nuk jam njohur me arsyet mbi të cilat bazohet vendimi, por në përgjigje të deklaratës për shtyp të PS sqaroj sa më poshtë:

Që kur ka nisur shqyrtimi në apel i ankesës së Ballës, para gati dy vjetësh, janë zhvilluar një maratonë prej 18 seanca, 14 prej të cilave janë shtyrë me kërkesa krejtësisht të pathemelta të Ballës. Kjo ndodhi edhe seancën e kaluar, në të cilën Taulant Balla kërkoi shtyrje; trupi gjykues iu bind kërkesës dhe caktoi seancën e rradhës  më 10 Mars, ora 12.50.

Sot, në mënyrë krejt të papritur trupi gjykues u mblodh në ora 10.50 dhe shpalli vendimin. Unë nuk isha e përfaqësuar, pasi njoftimi në sallën e gjyqit ishte dhënë për në orën 12.50.

Për të justifikuar zhvillimin e seancës dy orë më herët se njoftimi, gjyqtari relator Zamir Poda ka futur në dosje një procesverbal me orar të ndryshuar, por ky fallsifikim provohet nga sistemi i regjistrimit audio të seanceës. Gjyqtari Poda dhe sekretarja pohojnë në mënyrë të përsëritur në këtë regjistrim audio orarin e sëancës së sotme në ora 12.50. Në sfondin audio dëgjohet  Taulant Balla që bie dakort me orarin 12.50.

Në seancën e sotme, me orar të manipuluar në 10.50, ka qenë present vetëm Taulant Balla.

Balla ka arsye të shqetësohet për shpifjet dhe të bëjë zhurmë për të mbuluar fallsifikimet, por e ftoj që të ruajë qetesinë dhe avokati i tij t’i shpjegojë se nuk ka gjykatë që mund ta konsiderojë të vlefshëm vendimin e dhënë sot nga apeli. Sikundër garantoj që shkeljet e kolegjit gjyqësor do t’i ndjek ligjërisht në mënyrën me rigorozë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Fu*k You”, Kokëdhima i përgjigjet në këtë mënyrë Berishës, reagon demokrati
Nishani në Baku: Zgjidhja e krizës së refugjatëve gjendet te burimi i saj »
Article Logic
Execution time: 0.020925998687744
array(1) { ["section"]=> string(97) "taulant-balla-fiton-gjyqin-argita-malltezi-gjyqtari-dhe-balla-manipuluan-procesin-kam-fakte-34772" }