Taulant Balla i ashpër në “telegramin” për Berishën: A ke thy nai rekord idiotesk o paburrs

Publikuar tek: politike, më 16:53 14-08-2015 Taulant Balla i ashpër në “telegramin” për Berishën: A ke thy nai rekord idiotesk o paburrs

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha  për një fabrikë italiane të prodhimit të këpucëve të hapur në Librazhd, ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Berisha Denoncoi një mesazh që sipas tij, ishte nga një qytetar i Librazhdit ku thuhej se "Taulant Balla është ortak në gjoja firmën italiane (rrobaqepsi) që merr 50% dhe abuzon me punëtorët.

Balla i është kundërpërgjigjur ashpër Berishës me një “telegram” në faqene tij në facebook:

"Telegram nga Librazhdi notarit dixhital Sali Berisha

O Sali! Më tha Genci (Pollo) që je me pushime bashkë me Lirinë tek vila super e madhe dhe pa leje e Argitës në Lalëz. Ndërsa Pamela (Albana Vokshi) më tha që ti rri gjatë në pishinën që ka vila në tarracë.

A ke thy nai rekord tjetër në ujë-ndenjie apo s'ka kush t'i mat më orët e gjata të sportit tënd idiotesk unikal?!

Nuk e kisha në plan të harxhoja asnjë minutë pushimesh për t'u marrë me ty po më thanë që je marrë me mua dhe u detyrova ta shoh qenefin tënd virtual ku ti derdh gjithë rrjedhjet e trurit tënd të kalbur.

Mirë me mua, se nuk të konsideroj fare as për burrë dhe as për gjë, por çfarë ke me kompaninë italiane që ka hapur 150 vende pune në një zonë që t'i e ktheve në varferinë e mesjetës?!

Ndërkohë që siç thonë librat e llogarive të shtetit kompania i paguan punonjësit 220 mijë lekë në muaj, i mbulon transportin, dhe i paguan shtetit një për një sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore etj.

Sa për 90 vjetorin e kompanisë italiane, po Sali, kam pasur nderin të jem i ftuar krahas një përfaqësie nga dega e kompanisë në Librazhd dhe kam shkuar me kënaqësinë më të madhe. Sepse si deputet i zonës i kam qenë dhe do t'i jem pranë kompanisë, qoftë investitorëve qoftë punëtorëve, për çdo problem e shqetësim! Dhe këtë e bën çdo deputet normal po ti s'ke nga ta dish Sali, sepse ti nga dita e parë në ditën e fundit të pushtetit tënd, punove vetëm për të gjetur ortakë për Gitën dhe Zenin e për të futur kalamajt me përqindje në çdo cep ku firma jote kishte vlerë. Unë nuk jam Gita dhe Zeni, o Sali. Ti ke rrit femijë hajdutë. Aq hajdutë sa edhe ish-nuses së familjes tënde, mezi e latë të merrte mbrapsht kalin e vjedhur. U desh e shkreta të vinte ta merrte vetë nga Suedia.

Prandaj or plak s'po të vej faj sot dhe s'po e zgjas më tutje se ti je i padurueshëm edhe kur duhet me u marr me ty për arsye pune, jo më sot që jam me pushime.

Lagu plak lagu në pishinën e gocës dhe thuaji Lirisë të të masë kohën se kushedi thy nai rekord tjetër! Thyje se do të duhet kur të shkosh në ferr dhe të kërkosh të të hapin vend në pellgun e gjakut për t'i mësu notin dixhital shokëve që të presin atje.

Nëse ke dëshirë këtë komunikim mund ta vazhdojmë me 6 Shtator në Kuvendin e Shqipërisë. Vetëm kur të flas unë rri në sallë, o paburrs", shkruan Balla në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: S’kemi frikë nga koalicioni PS-PD. LSI ka lindur nga kurajoja
Veliaj nis herët në mëngjes nga ish-Blloku aksionin për lirimin e hapësirave publike: Rrugët plot, tregjet bosh »
Article Logic
Execution time: 0.023482084274292
array(1) { ["section"]=> string(94) "taulant-balla-i-ashper-ne-telegramin-per-berishen-a-ke-thy-nai-rekord-idiotesk-o-paburrs-18388" }