Taulant Balla i kujton Bashës “vjedhjen” për Durrës-Kukës: U kthye hajduti në shtëpi

Publikuar tek: politike, më 13:13 29-03-2015 Taulant Balla i kujton Bashës “vjedhjen” për Durrës-Kukës: U kthye hajduti në shtëpi Nenkryetari i grupit te PS Taulant Balla

Taulant Balla, nënkryetar i grupit parlamentar të PS reagon për mitingun e Lulzim Bashës në Kukës duke i kujtuar historinë e rrugës Durrës Kukës. 

“Dosja e vjedhjes së 230 milionë eurove në rrugën Durrës- Kukës, në të cilën prokuroria gjeti fajtor Lulzim Bashën dhe e depozitoi në gjykatën e Lartë, është një ndër dosjet më të rëndësishme në sfidën e drejtësisë shqiptare për çrrënjosjen e pandëshkueshmërisë. Basha i shpëtoi gjykimit me procedura, ndër të cilat mbahet mend turpësisht përdorimi i raporteve mjeksore nga Basha si pamundësi për tu paraqitur në seancat hetimore. Vonesa në dërgimin e dosjes në Gjykayë, ishte pazari i përkohshëm që mbajti Bashën larg denimit, por jo për shumë kohë. Marrja me çdo kusht i drejtimit të PD ishte edhe është imuniteti i përkohshëm i Lulit” shkruan Balla në facebook.

“Sot Lulzim Basha udhëtoi në këtë rrugë të vjedhur prej tij. A nuk është provokim fakti që hajduti shkon serbes në shtëpinë e vjedhur prej tij? A nuk është turp që Basha të flasë për dekriminalizimin kur krimi i tij është më i shtrenjti në historinë e Shqipërisë, për nga vlera. Thashë më i shtrenjti sepse Basha konkurron me veten e tij dhe për krimin e tradhëtisë kombëtare në tjetërsimin e sheltit detar të Shqipërisë, edhe për krimin makabër të vrasjes së katër shqiptarëve në 21 janar 2011” shkruan Balla duke iu përgjigjur deklaratave të Bashës sot paradite nga mitingu në qytetin e Kukësit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luan Rama: Basha e braktisi Tiranën nga frika. Bashkia: LSI do mbahet mend për kryetarin që u akuzua për vrasje
Berisha: Qeveria skuqet vetëm nga krimi, jo nga turpi »
Article Logic
Execution time: 0.022297859191895
array(1) { ["section"]=> string(86) "taulant-balla-i-kujton-bashes-vjedhjen-per-durres-kukes-u-kthye-hajduti-ne-shtepi-7257" }