Taulant Balla jep lajmin e mirë: Më në fund arritëm marrëveshje me opozitën

Publikuar tek: politike, më 15:24 13-02-2018 Taulant Balla jep lajmin e mirë: Më në fund arritëm marrëveshje me opozitën

Pozita dhe opozita duket se kanë rënë dakord dhe kanë gjetur një të mesme pas mbledhjes së Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri për të kërkuar një datë për hapjen e negociatave të Shqiëprisë në BE.

Lajmin e ka bërë të ditur në fund të takimit kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”, u shpreh Balla, ndërkohë më herët draft rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, mbështetën disa nga shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike për luftën krimit të organizuar, drogës, korrupsionit dhe domosdoshmërinë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga imuniteti për politikanët te drogërat e forta, zbardhen amendamentet e opozitës që pranoi komisioni i Stabilizim-Asociimit
Lëvizje në Diplomaci, lirohet nga detyra ambasadorja e OKB Filloreta Kodra, ja kush e zëvendëson (DEKRETOHEN 2 AMBASADORË TË RINJ-EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.0045149326324463
array(1) { ["section"]=> string(81) "taulant-balla-jep-lajmin-e-mire-me-ne-fund-arritem-marreveshje-me-opoziten-110116" }