‘Taulant Balla ka udhëtuar 25 herë me trafikantin e drogës! 600 mijë euro shpenzime me charter’

Publikuar tek: barometri, më 07:59 14-10-2018 ‘Taulant Balla ka udhëtuar 25 herë me trafikantin e drogës! 600 mijë euro shpenzime me charter’

Një deklaratë e fortë kjo e deputetit të PD Ervin Salianji bërë pak momente më parë nga selia blu.

 

Salianji tha se kreu i Grupit të PS Taulant Balla ka udhëtuar 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega. Demokrati deklaroi se një udhëtim me charter kushton 30 mijë euro dhe se Balla duhet të japë shpjegime për 600 mijë eurot e harxhuara.

Deputeti i PD për të artikuluar këto akuza, i është referuar sistemit TIMS.

“Është fakt që Taulant Balla ka lidhje me trafikantin ndërkombëtar të drogës Edmond Bega, i dënuar me 21 vjet burg në Itali. Taulant Balla nuk ka dhënë ende sqarime çfarë e lidh me të, si e krijoi miqësinë me të, si u bë Bega nga anëtar i bandës së Lushnjes, biznesmen i fuqishëm? Ka përfituar 13 mln euro fonde publike në zonën e Ballës. Sipas të dhënave të TIMS që regjistron hyrjet e daljet, Balla ka udhëtuar mbi 25 herë me Begën jashtë vendit, shpesh herë me të njëjtën makinë, me makinën e vetë Ballës AA 900 IN. Balla rezulton të ketë udhëtuar me Begën me të njëjtin avion me destinacion, Vjenën, Parisin, Korfuzin apo Malin e Zi. Këto janë të dhëna nga TIMS”, u shpreh Salianji nga selia blu.

 TE DHANTA.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020243167877197
array(1) { ["section"]=> string(99) "taulant-balla-ka-udhetuar-25-here-me-trafikantin-e-droges-600-mije-euro-shpenzime-me-charter-137751" }