Taulant Balla me teori konspirative për Lulzim Bashën: Mos bën pjesë në ndonjë sekt?

Publikuar tek: politike, më 19:21 08-12-2015 Taulant Balla me teori konspirative për Lulzim Bashën: Mos bën pjesë në ndonjë sekt? Gurri që theu xhamin e dritares në zyrën e Ministrisë së Transporteve

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ka urdhëruar protestuesit të qëllojnë me gurë në drejtim të dritareve të Ministrisë së Transporteve.

Por ajo që ngacmon imagjinatën e Ballës më shumë është fakti, që sipas tij, Lulzim Basha ka urdëruar të qëllohet me gurë, veçanërisht ndaj zyrës së tij të parë në shtet, si ish-ministër i Transporteve.

Balla ngre pyetjen nëse ky është një gjest misticizmi për të larë mëkatin e parë për vjedhjen e 230 milionë eurove.

Ja çfarë shkruan Balla:

“Pse Lulzim Basha urdhëroi goditjen me gurë të ish-zyrës së tij në Ministrinë e Transporteve?!

Sot lulat e PD goditën me gurë dhe sende të tjera disa institucione të shtetit shqiptar. Por çfarë ngre më shume pyetje është urdhëri i Lulzim Bashës për të goditur ish zyrën e tij në Ministrinë e Transporteve.

Kujtoj që aty ka qenë zyra e parë në shtet e Lulzim Bashës, por edhe zyra ku kreu edhe mëkatin e parë ndaj Shqipërisë. Në atë zyrë Lulzim Basha vodhi plot 230 milionë euro. Mos vallë kujton Lulzim Basha se duke e gjuajtur me gurë atë zyrë, mund të lajë mëkatet. A bën pjesë Luli në ndonjë sekt që mendon se kështu lan mëkatin e tij të parë?

Ky gur që shikoni në foto theu sot dritaren e një prej zyrave të kabinetit të Ministrit të Transporteve. Lulat e PD të mpirë nga ilaci i frymëzuesit dhe kryefrymëzuesit shkatërruan plotësisht dritaret e disa ministrive.

Por Luli harron se mëkatet nuk harrohen. Prandaj detyra jonë është të pastrojmë më tej Shqipërinë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis riparimi i Kryeministrisë, Veliaj: Respekt për protestat, jo për vandalët
Protesta e opozitës parë nga lart, ja sa njerëz u mblodhën (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.017222166061401
array(1) { ["section"]=> string(88) "taulant-balla-me-teori-konspirative-per-lulzim-bashen-mos-ben-pjese-ne-ndonje-sekt-27272" }