Taulant Balla në Bruksel: I hoqët vizat Turqisë, bëjeni edhe për Kosovën

Publikuar tek: politike, më 19:01 21-03-2016 Taulant Balla në Bruksel: I hoqët vizat Turqisë, bëjeni edhe për Kosovën

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Shqipërisë në takimin Parlamenti Europian-Asambleja Parlamentare e SEECP, ka kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në takimin e zhvilluar në Bruksel, në Komisionin e Politikës së Jashtme të PE-së, Balla është shprehur se në frymën e liberalizimit të vizave për Turqinë, i njejti veprim të kryhet edhe për Kosovës, pasi vendi i ka plotësuar kushtet.

Komisioni i Politikës së Jashtme ka diskutuar gjithashtu draftin përfundimtar të rezolutës për Shqipërinë, ku mesazhi kryesor është miratimi i reformës në drejtësi.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bruksel, zhvillohet takimi Parlamenti Europian - Asambleja Parlamentare e SEECP. Ne cilesine e Kryetarit te Delegacionit te Shqiperise, deputeti Taulant Balla foli ne takimin e zhvilluar Komisionin e Politikes se Jashtme te PE (AFET). Ne fjalen e tij nenkryetari i Grupit Parlamentar Socialist u shpreh se: "Ne vendet e SEE pershendesim akordin e arritur ndermjet BE dhe Turqise, te cilin e konsiderojme si shume te rendesishem ne procesin e gjate te zgjidhjes se krizes se refugjateve. Ne frymen e liberalizimit te vizave per Turqine, te parashikuar ne marreveshjen e arritur te enjten, eshte shume e rendesishme qe BE te jape driten jeshile edhe per liberalizimin e regjimit te vizave per Kosoven. Ne emer te Asamblese Parlamentare te SEECP jemi ketu sot per t'i kerkuar Parlamentit Europian t'i propozoje Komisionit dhe Keshillit heqjen e regjimit te vizave per qytetaret e Kosoves. Kosova i ka permbushur tashme kriteret kryesore, ndersa numeri i azil-kerkuesve nga Kosova ka rene ndjeshem ne muajt e fundit. Eshte e papranueshme qe Kosova te vazhdoje te jete nje gardh i rrethuar me gjemba ne mes te Europes.

Me pas Komisioni i Politikes se Jashtme te Parlamentit Europian diskutoi draftin perfundimtar te Rezolutes per Shqiperine, ne te cilen mesazhi kryesor eshte miratimi sa me shpejt i paktes se Reformes ne Drejtesi.

Ne paragrafin 5, te dakordesuar ndermjet dy grupeve me te medha PPE dhe S&D, perkatesisht ndermjet eurodeputeteve Kukan dhe Fleckenstein, i kerkohet Komisionit Europian qe me miratimin dhe fillimin e implementimit te Reformes ne Drejtesi te konsideroje propozimin e hapjes se negociatave per anetaresim.

Neser projekt-Rezoluta do te votohet ne seancen pleanare te Komisionit te Politikes se Jashtme te PE.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazhi i Ndocajt për Veliajn: Nuk kemi jetuar vetëm në Tiranë
“Konflikti Tahiri-Veliaj, tregon se Ramën në PS e konsiderojnë të mbaruar” »
Article Logic
Execution time: 0.024655103683472
array(1) { ["section"]=> string(76) "taulant-balla-ne-bruksel-i-hoqet-vizat-turqise-bejeni-edhe-per-kosoven-35663" }