Taulant Balla: Nëse PD është 'pro' dekriminalizimit, t'i heqë mandatin Strazimirit

Publikuar tek: politike, më 10:14 29-03-2016 Taulant Balla: Nëse PD është 'pro' dekriminalizimit, t'i heqë mandatin Strazimirit

Deputeti i partisë socialiste Taulant Balla ka cilësuar të turpshëm dhe të zhytur në baltë qëndrimin e Partisë Demokratike dhe ka shtuar se Partia Socialiste ka standarte të larta për dekriminalizimin.

“Prokuroria e përgjithshme duhet të nisë hetimet në mënyrë urgjente për deputetin Gent Strazimiri. Partia demokratike po bëhet mburojë politike e deputetit Strazimiri për dy vepra penale dhe po mban qëndrim të turpshëm për dekriminalizimin, ata janë pa standarte dhe të zhytur në mashtrim publik.

Në rast se partia demokratike ka vendosur të lidhë reformën në drejtësi me një kënd lojrash është gjjykimi i tyre.

Në mënyrë konsensuale ne kemi kaluar në parlament ligjin për dekriminalizimin dhe aktet nënligjore të tij. Nëse PD do të tregoj që është ‘pro’ dekriminalizimit mund ta tregojë duke i hequr mandatin deputetit Gent Strazimiri” ka thënë Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ahmetaj dhe Ekonomi fjalë të mira për koncesionet. Ministri i Financave: Si ka mundësi që në bregdetin shqiptar, nuk ka një kontratë 3P?
Zbardhet axhenda, Johannes Hahn nesër në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.039232015609741
array(1) { ["section"]=> string(84) "taulant-balla-nese-pd-eshte-pro-dekriminalizimit-t-i-heqe-mandatin-strazimirit-36293" }