Taulant Balla për pastrimin në Prrenjas, me këmishë dhe pantallona terital

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:02 16-05-2015 Taulant Balla për pastrimin në Prrenjas, me këmishë dhe pantallona terital Veshja e Ballës me vullnetaret e pastrimit

Deputeti i PS Taulant Balla, ka ndarë me ndjekësit e tij një foto nga aksioni i djemve dhe vajzave vullnetarë nga qyteti i Prrenjasit të cilët ndihmuan në pastrimin e rrugëve.

Deri këtu s’ka asgjë për t’u marrë për keq, përkundrazi deputeti duhet përgëzuar për nismën dhe gjestin që jo çdo koleg i tij do e bënte, por sapo u bëmë gati ta thonim një gjë të tillë, vumë re që zoti Balla kishte veshur këmishë të bardhë e pantallona serioze terital teksa pozon mes vullnetarëve të cilët kanë veshur rrobat e pastrimit dhe kanë vënë doreza.

“Bashkë me Miranda Rirën sot iu bashkuam vajzave dhe djemve vullnetarë për pastrimin e qytetit të Prrenjasit nga plehrat e hedhura në anë të rrugëve, përfshirë rrugën nacionale", shkruan Balla i cili në fakt duhet ta rishohë edhe njëherë këtë status, pasi me ç’shohim ne ai i është bashkuar vullnetarëve për të realizuar këtë foto dhe jo për të pastruar qytetin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020748138427734
array(1) { ["section"]=> string(79) "taulant-balla-per-pastrimin-ne-prrenjas-me-kemishe-dhe-pantallona-terital-11312" }