Taulant Balla shkrihet së qeshuri: Luli me Mona ngatërruan sallën

Publikuar tek: barometri, më 08:35 27-03-2018 Taulant Balla shkrihet së qeshuri: Luli me Mona ngatërruan sallën

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas mungesës së kryetarëve të dy partive opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Balla ironizon duke thënë se “Luli dhe Monika ngatërruan sallën e mbledhjes”, duke iu referuar takimit të përbashkët mes krerëve të PD dhe LSI.

Reagimi i plotë:

Kur tre vite më parë dakordsuam me opozitën ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe për t’ia besuar drejtimin e këtij Këshilli opozitës shqiptare, ne kishim parasysh angazhimin e përbashkët se do të mundohemi të arrijmë që të krijojmë në këtë Këshill një mjedis, ku flitet për problemet e mprehta të integrimit, për sfidat e mprehta të shoqërisë sonë dhe të politikës që na imponohen nga procesi historik i integrimit, duke lënë mbrapa derës të gjithë klimën, që në fakt, nuk i përshtatet shumë frymës së integrimit, siç është klima e Parlamentit çdo të enjte.

Por opozita duket se ngatërroji edhe në këtë rast sallën e mbledhjes, siç bëri Luli dhe Monika në pasdrekën e sotme. Në fakt Genci, Jorida, Flamuri, Petriti, Tritani etj thjeshtë vijuan mbledhjen e PD-LSI, pa ditur se ishin në një takim tjetër. E njejta kasetë.

Opozita flet për kushte dhe mosarritje, kur Komisioni Europian paralajmëron rekomandimin për hapjen e negociatave pa kushte.

Opozita ankohet pse “luftën kundër korrupsionit” ia kemi besuar “drejtësisë”.

Po kujt tia besojmë?!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036152124404907
array(1) { ["section"]=> string(71) "taulant-balla-shkrihet-se-qeshuri-luli-me-mona-ngaterruan-sallen-114651" }