Taulanti i pafuqishëm përballë Granit, Barcelona e jashtëzakonshme

Publikuar tek: sport, më 22:19 28-09-2016 Taulanti i pafuqishëm përballë Granit, Barcelona e jashtëzakonshme

Arsenal ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 kundër Basel, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Të dy golat për "Topçinjtë" u shënuan nga Theo Walcott. Në këtë mënyrë Taulant Xhaka ka dalë i humbur në duelin përballë vëllait të tij, Granitit që luan për ngjyrat e Arsenal. Ndërkohë edhe shqiptari tjetër, Shkodran Mustafi ishte pjesë e formacionit të Arsene Wenger.

Në grupin A, edhe PSG arriti të fitonte duke mposhtur me rezultatin 3-1 Ludogoretsin. Si Arsenal, ashtu edhe PSG ndajnë vendin e parë me nga katër pikë.

Barcelona ka arritur të bëjë një fitore të jashtëzakonshme ditën e sotme, teksa ka kthyer rezultatin në 2-1. Borussia Monchengladbach shënoi e para me Hazard, por katalanasit u kundërpërgjigjen me golat e Arda Turan dhe Pique. Pas kësaj fitoreje Barcelona mbetet në vendin e parë me gjashtë pikë.

Ndërsa Manchester City nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim 3-3 në transfertë kundër Celtic-ut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus shpartallon Dinamon e Zagrebit në shtëpinë e tij, Dortmund i pathyeshëm nga Reali
Sulmuesi argjentinas festoi me grushtin lart, Braçe thumbon sërish: Jepini idiotë, shajeni në kor! »
Article Logic
Execution time: 0.018908023834229
array(1) { ["section"]=> string(71) "taulanti-i-pafuqishem-perballe-granit-barcelona-e-jashtezakonshme-54449" }