Tavo-Rama, takimi i munguar prej 5 vitesh, u “prishën” për Bimen

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:54 25-03-2015 Tavo-Rama, takimi i munguar prej 5 vitesh, u “prishën” për Bimen Takimi i deputetit Vangjel Tavo me Edi Ramen ne festen e Greqise

Një foto që nuk është shkrepur që prej 5 vitesh. Ky është takimi i një ish-deputeti të PS, sot deputet i LSI, Vangjel Tavo, me kryeministrin Edi Rama. Tavo dhe Rama kanë qenë miq me njëri tjetrin, derisa dy politikanët “u prishën” pikërisht për Flamur Bimen, kryebashkiakun e Gjirokastrës, të cilit, Rama pak ditë më parë gjatë vizitës në Gjirokastër, nuk i dha as dorën. 

Dhe ja ku i shohim të dy në festën e Greqisë në Sheraton. Rama dhe Tavo kanë shfrytëzuar momentin për të folur me njëri tjetrin. Ndoshta Tavo ka pasur “gojë” të thotë se kishte të drejtë për Bimen. Në 2010 Tavo kërcënoi me largimin nga PS, nëse Rama nuk e dëgjonte për çështjen Bime. Rama nuk e hëngri presionin e deputetit të Gjirokastrës, dhe ky i fundit, pas debateve të ashpra në gjatë një takimi të të dyve në Tajvan, i dha fund bashkëjetes së tij me PS, për t’u bashkuar me LSI. Rama në asnjë moment nuk i dha të drejtë në atë kohë deputetit ndërkohë që situate precipitonte dhe konfliktet në Gjirokastër fryheshin. Mund të thuhet sot se koha i  dha të drejtë Tavos dhe jo Ramës? Kjo do të shihet në zgjedhjet lokale, ku Gjirokastrën do ta administrojë një i zgjedhur i LSI. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034514904022217
array(1) { ["section"]=> string(65) "tavo-rama-takimi-i-munguar-prej-5-vitesh-u-prishen-per-bimen-6956" }