Taylor Swift ‘sundon’ botën me të ardhurat e saj, ja sa fiton në vit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:46 12-07-2016 Taylor Swift ‘sundon’ botën me të ardhurat e saj, ja sa fiton në vit

Taylor Swift, është renditur nga revista “Forbes” si ylli më i paguar në botë për këtë vit. Sipas revistës, këngëtarja ka fitime që kapin shifrën e 170 milionë dollarëve.


Në fillimet e saj, ajo ishte një zë i bukur i muzikës “Country”, por sot, Swift sundon botën e “Pop”-it. Kështu, në listën me 100 emra të “Forbes”-it ka lënë prapa të mëdhenj të shoubizit si Adele, që radhitet e nënta me 80.5 milionë dollarë; Madonna e 12-a me 76.5 milionë USD, Rihanna në vendin e 13 me 75 milionë USD; apo Katie Perry, që nuk shkon dot më lart se vendi i 63 me 41 milionë dollarë fitime.

Nga ana tjetër, Kim Kardashian zëvendin e 42 në listë dhe me fitime prej 51 milionë dollarësh. Renditja e 100 yjeve më të kamur është hartuar në bazë të fitimeve të tyre bruto nga qershori i 2015-s deri në qershorin e këtij viti.

Sipas drejtuesve të revistës, të dhënat e “Forbes”-it mbështeten te shifrat e industrisë, personave të saj të brendshëm në të, apo dhe vet yjeve të interesuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026592969894409
array(1) { ["section"]=> string(71) "taylor-swift-sundon-boten-me-te-ardhurat-e-saj-ja-sa-fiton-ne-vit-46356" }