“TCH si televizioni i Beogradit, Kosova në hartë si territor i Serbisë” Berisha thotë kush fshihet pas kësaj

Publikuar tek: politike, më 14:34 08-01-2016 “TCH si televizioni i Beogradit, Kosova në hartë si territor i Serbisë” Berisha thotë kush fshihet pas kësaj

Ish kryeministri Berisha ka marrë një tjetër mesazh nga qytetari dixhital, ku denoncohet Top Channel që paraqet Kosovën në hartë si territor të Serbisë dhe sipas Berishës këtë e bën me urdhër të Ramës. Ish kryeministri publikon edhe mesazhin ndërsa thotë se e cilëson si të ligjshëm.

“Qytetari dixhital denoncon Top Channel, që jep motin sikur të ishte televizion i Beogradit. Paraqet në harta Kosoven si territor te Serbise!

E bëjnë këtë si lapsus edhe mundet por druaj se më së shumti duhet ta bëjnë këtë akt antikombëtar e apatrid me urdhër të Edi Ramës, zotit të vërtetë të tij, i cili ndaloi gjatë ndeshjes me Serbinë çdo simbol të Kosovës në Tiranë dhe Elbasan sikur të ishin simbole të ISIS apo Hitlerit.

Une, duke e vlerësuar denoncimin e ligjshëm të qytetarit dixhital nga Prishtina po e botoj mesazhin e tij! sb

"Zoti Berisha, jam një shqiptar nga Prishtina dhe jam shumë i mërzitur si edhe shumë të tjerë në Kosovë se si Top Channel sot në lajmerim të motit në një hartë sinoptike paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë???!!!! Të lutem postoje në faqen tuaj ta shohin bashkëkombasit tanë në Shqipëri se si kanali i PS e konsideron Kosovën!!!!", përmbyllet mesazhi.

Çfarë ndodhi me hartën në TCH

Ka mjaftuar një pakujdesi gjatë emisionit ‘Top Story’ në Top-Channel ku një hartë sinoptike që e paraqiste Kosovën pjesë të Serbisë, për të nxitur reagimin në mediat kosovare.

Në hartën e përzgjedhur për parashikimin e motit për ditët në vijim, duket qartë se Kosovë mungon, ndërsa kufinjtë janë ato të para vitit 2008, kur vendi fqinj nuk e kishte shpallur ende pavarësinë nga Serbia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha flet për një draft ‘’tinëzar’’ që ka njerrë Rama me ekspertët e tij: Parafabrikat! Tregon edhe pse ekspertët u larguan
Përfundon takimi i eksperëve me ambasadorët, Alibeaj: Do punojmë mbi rekomandimet e Venecias »
Article Logic
Execution time: 0.024424076080322
array(1) { ["section"]=> string(111) "tch-si-televizioni-i-beogradit-kosova-ne-harte-si-territor-i-serbise-berisha-thote-kush-fshihet-pas-kesaj-29466" }