Të afërmit e fisit Çapja në Elbasan ankohen se po i terrorizon policia

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:13 09-06-2016 Të afërmit e fisit Çapja në Elbasan ankohen se po i terrorizon policia

Pas ‘luftës’ së djeshme  mes Policisë dhe pjesëtarëve të fisit Çapja në Elbasan kanë ardhur edhe reagimet e para nga këta të fundit. Ka qenë Enver Sinakolli, daja e një prej viktimave të Masakrës së Elbasanit që ka e akuzuar Policinë se po ushtron terror mbi ta.

Ai pretendon se policia i ka shoqëruar djalin 21-vjeçar dhe po e mbajnë në burg pa të drejtë. Sipas Sinakollit, policia po i mban të rrethuar që prej mbrëmjes së djeshme dhe askush nuk ka qëlluar ndaj policisë. 

Lidhur me sulmin e djeshëm me armë,  raportohet se pjesëtarë të fisit Çapja kanë hapur zjarr në drejtim të policisë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kompleksit “Universi”, që është në pronësi të familjes Çapja. Policia e qytetit të Elbasanit saktëson se ka shoqëruar 2 persona, nga 3 që hapën zjarr. Nga sulmi, nuk ka policë të dëmtuar. Ndërkohë policia dhe forcat speciale kanë rrethuar zonën. Në vendin e ngjarjes është gjetur një automjet që dyshohet të jetë braktisur nga autorët.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të shtënat kanë vijuar për disa minuta duke terrorizuar banorët. Ndërkohë avokatët e Çapjave thonë se nuk po lejohen të takojnë klientët në Komisariat, duke shkelur të drejtat e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021862983703613
array(1) { ["section"]=> string(76) "te-afermit-e-fisit-capja-ne-elbasan-ankohen-se-po-i-terrorizon-policia-42912" }