Të akuzuar për pengmarrje, armëmbajtje pa leje dhe vetëgjyqësi, arrestohen 2 vëllezërit e shumëkërkuar (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:05 13-06-2018 Të akuzuar për pengmarrje, armëmbajtje pa leje dhe vetëgjyqësi, arrestohen 2 vëllezërit e shumëkërkuar (EMRAT) foto ilustruese

Dy vëllezër nga Ksamili kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për 3 vepra të ndryshme penale.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar 2 vëllezërit e shpallur në kërkim: Lani Boraj, 37 vjeç

dhe Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24.05.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe  municionit luftarak” dhe Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal.

Në Korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B, 46 vjeç, banues në Fier.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U vra barbarisht në Itali, familjarët e 20 vjeçares kërkojnë ndihmë: Nuk kemi mundësi të sjellim trupin e saj në Shqipëri
Nënshkruhet marrëveshja, transferohet koncesioni i Kalivaçit »
Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703
array(1) { ["section"]=> string(113) "te-akuzuar-per-pengmarrje-armembajtje-pa-leje-dhe-vetegjyqesi-arrestohen-2-vellezerit-e-shumekerkuar-emrat-124215" }