‘Të arrestohet Vangjush Dako”, kryebashkiaku i përgjigjet ashpër Lulzim Bashës: O toçi i Saliut, peshk rezervati

Publikuar tek: barometri, më 07:57 27-10-2018 ‘Të arrestohet Vangjush Dako”, kryebashkiaku i përgjigjet ashpër Lulzim Bashës: O toçi i Saliut, peshk rezervati

Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i përgjigjet ashpër kryedemokratit Lulzim Basha.

Ky i fundit ka kërkuar arrestimin e Dakos, duke e cilësuar si ‘peshku i madh’ pasi ka dalë në përgjime me anëtarë të bandës Avdylaj teksa bën pazare për blerje votash.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Dako shprehet se Basha duhet ta harrojë Durrësin, Shijakun dhe Krujën, sipas tij. 

"O Lulëzim Basha! Ti duhet t'i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën.. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s'ke vota o Lulëzim dhe s'ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit. Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s'i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t'i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!", shprehet Dako.

Ditën e djeshme u publikuan përgjimet ku kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako flet me një nga anëtarët e grupit Avdylaj i njohur si ‘Niçja’, ndërsa dëgjohet të bëjnë pazare për blerje votash.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024373054504395
array(1) { ["section"]=> string(114) "te-arrestohet-vangjush-dako-kryebashkiaku-i-pergjigjet-ashper-lulzim-bashes-o-toci-i-saliut-peshk-rezervati-139266" }