“Të dashur investitorë: Welcome to Albania"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:50 11-09-2016 “Të dashur investitorë: Welcome to Albania

“Të dashur investitorë: Welcome to Albania”, kështu shkruan djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha përmes ironisë sarkastike pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme, kur biznesmeni amerikano-libanez Faad Mitri u dhunua barbarisht.

“Taksa të larta, konkurencë e pandershme, rryshfet për çdo hap që  hidhni, logjistikë mizerabel, punetorë të pakualifikuar, siguri juridike zero, politika fiskale si mendja e të marrit dhe në fund si qershia mbi tortë, dru pa hesap që t'u vijnë mendt në kokë dhe ta gjeni gabimim tek vetja për cdo cent që keni vendosur të investoni këtu”, shkruan më tej Shkëlzen Berisha.

Ditën e djeshme, makina me të cilën udhëtonte biznesmeni është përplasur me një tjetër automjet në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit. Pas aksidentit, persona të panjohur kanë rrahur biznesmenin me shkop bejsbolli dhe sende të tjera të forta.

Ndërsa policia vazhdon hetimet, mësohet se Biznesmeni ishte duke investuar për një kompleks gjigand të Gjiri i Lalzit.

.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.3054211139679
array(1) { ["section"]=> string(46) "te-dashur-investitore-welcome-to-albania-52571" }