"Të dënohen autorët", Dule kërkon drejtësi për djegien e flamurit grek në Sarandë

Publikuar tek: politike, më 13:59 10-11-2015

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ka reaguar sot në lidhje me çështjen e djegies së flamurit grek në zyrat e OMONIA-s në Saradë.  Sipas tij autorët duhet të vihen përpara përgjegjësisë.

“Të vihen autorët përpara përgjegjësisë. Këto akte tregojnë mungesë respekti ndaj minoritetit grek. Aktet e urrejtjes nuk përfaqësojnë ndjenjat e miqësisë, - u shpreh Dule, - duhen të merren masa parandaluese që ngjarja të mos përsëritet më.”

Dule vazhdon denoncimin duke shprehur keqardhjen që politika nuk reagoi. “Keqardhje që asnjë forcë politike nuk dënoi aktin”-përfundoi kreu i PBDNJ-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarri në laborator, Alibeaj: Shteti dogji 30 çështje penale të trafikut të drogës
Progres Raporti i BE, Rama: Rruga për hapjen e negociatave kalon nga Reforma në Drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.018851041793823
array(1) { ["section"]=> string(84) "te-denohen-autoret-dule-kerkon-drejtesi-per-djegien-e-flamurit-grek-ne-sarande-25101" }