Të drejtat e autorit. Nora Istrefi në konflikt me Flori Mumajesin?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:21 03-04-2016 Të drejtat e autorit. Nora Istrefi në konflikt me Flori Mumajesin?

Nora Istrefi ka përfshirë së fundmi emrin e Flori Mumajesit si pjesë të autorëve të këngës “Sa t’kom dasht”. Është blogger-i, Olti Curri ai që e ka bërë të ditur këtë fakt, ndërsa ka risjellë edhe një historik të ngjarjeve që nga publikimi i këngës.

“Nora Istrefi më në fund shton në youtube emrin e Flori Mumajesit tek autorët e këngës "Sa t'kom dasht"...Refreni i këngës është kompozuar nga Mumajesi, por Nora në fillim nuk e përfshiu emrin e Florit tek autoret edhe pse opinioni publik dhe portalet on-line e denoncuan këtë padrejtësi. Të gjithë e dinin të vërtetën sepse refreni u be i njohur kohë më parë se ta përdorte Nora nga Bruno, këngëtar i Three Dots”, shkruan Curri.

Gjthsesi, nuk dihet nëse ka pasur ndonjë konflik mes dy këngëtarëve, por Nora dhe Flori kanë preferuar të mos prononcohen për këtë çështje. 

943841_1335344439816339_394638083866548766_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040102005004883
array(1) { ["section"]=> string(70) "te-drejtat-e-autorit-nora-istrefi-ne-konflikt-me-flori-mumajesin-36747" }